E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënon regjimin sirian

16-05-2013 / Gazeta 55

Miratohet me 107 vota “pro” rezoluta që dënon armatimet dhe masakrën në këtë vend

E ndërsa dhuna në Siri vazhdon të shkaktojë viktima cdo ditë, asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me 107 vota pro, 12 kundër dhe 59 abstenime rezolutën që dënon qeverinë siriane për përdorimin e amratimeve të rënda, masakrën e civilëve si dhe dhunimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu është njohur dhe përfaqësimi i koalicionit kombëtar sirian që bashkon opozitën ndaj Asad, si një mjet i domosdoshëm për tranzicionin politik në Siri.
Por Di Karlo, ambasadorja amerikane në kombet e bashkuara dekalroi se kjo rezolutë nuk vë aspak në dyshim përpjekjen diplomatike të shteteve të bashkuara të amerikës dhe Rusisë për të organizuar një konferencë për paqen në qershor. Ideja është ulja në treyzën e bisedimeve të presidentit Asad por dhe të përfaqësuesve të rebelëve.
Sipas OKB-së lufta civile në Siri që ka nisur dy vjet më parë ka shkaktuar 80 mijë viktima.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›