E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbështetje administratës doganore shqiptare

16-05-2013 / Gazeta 55

Sequi: Më afër standardeve europiane

Kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi gjatë ceremonisë së fillimit të projektit për mbështetjen e administrates doganore shqiptare theksoi se përmes kësaj nisme ekpertët shqitparë do të mund të marrin ekperiencë të huaj, ndërkohë që do rritet efiçenca e biznesit.
Ambasadori Sequi, theksoi se projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 1,5 milionë eurosh, synon të përmirësojë praktikat e punës së administratës doganore shqiptare dhe t’i përafroje ato me standardet evropiane.
Ministri i Financave Bode, bëri një prezantim të programit, duk nënvizuar se ky është programi i dytë i binjakëzimit të administratës së doganës shqiptare. Ministri Bode, theksoi se projekti përfshin marrëveshje koncesionare për qarkullimin e mallrave dhe uljen e evazionit fiskal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›