Asambleja e mbyllur e PS, batuta dhe ironi ne Kuvend Rozeta Rapushi
Hermetizmi i mbledhjes se Asamblese Parlamentare te Partise Socialiste pak dite me pare, ishte teme debati dhe ironish mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci ne seancen e djeshme plenare. Sipas Berishes, Rama me ndalimin e valeve te celularit, futi ne bunker anetaret e Asamblese. "Opozita u ankua per muaj te tere se Ministri i Mbrojtjes u kishte pergjuar telefonatat deputeteve, ne nje kohe kur kryetari u ndalon telefonat ne Asamble. Iu futi ne bunker. Se u qate dy muaj se ju ka bere Arben Imami pergjim, ja ku doli i juaji. Ne shurdheri te plote informative. Tani do i beni mocion Rames ju? Nuk ja beni dot, vazhdoni me Imamin sa te mundeni", - ironiozoi kryeministri, Sali Berisha. Me heret edhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi replikoi me deputetet e PS per te njejten ceshtje. "Ju bej nje ftese shume miqesisht, lereni kete histori se nuk ju rri ne kembe. Votoni dhe pas votimit beni ate telefonate, sepse ketu keni mundesine per te folur ne telefon, ka liri dhe keni nevoje te qani neper gazeta, perdorni telefonat edhe per te verifikuar ne internet keto qe ju thashe", tha Olldashit. Menjehere per akuzat e Kryeministrit, replikoi kreu i grupit socialist Gramoz Ruci. Sipas tij, ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te PS-se, diskutohej strategjia elektorale e forces kundershtare me PD-ne ne betejen e ardhshme elektorale. "Flet keshtu, se ti nuk e ndiqje dot me valet e tua, me pergjimet e tua, strategjine dhe vendimmarrjen e kundershtarit tend politik", - replikoi Ruci, duke argumentuar keshtu se bllokimi i valeve ne mbledhjen e Asamblese u be per kete arsye. Sipas Rucit, selia roze eshte ndryshe dhe kjo i ka djegur shume kryeministrit. "Je merakosur se nuk funksiononin celularet. Ne mbledhje nuk vihet per te folur me celulare por per te bere mbledhje. Ne te diskutohej strategjia elektorale e forces tuaj kundershtare", - vijoi Ruci. Por e vetmja pergjigje e kryeministrit per kete vendim te PS-se, ishte "Sipas kesaj teze qe shtron zoti Ruci, opozita do te jete pa celular. Do te kthehet si ne kohet e hershme, sepse frika ime paska penetruar deri ne celularet e tyre. Zoti ju mbrojtte". "Heren tjeter do te heqe edhe dritat. Heren e pare ju hoqi valet, tani ju heq edhe dritat", - nderhyri Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Por duke vijuar repliken me kreun e qeverise, Ruci e kritikoi edhe per qendrimet dhe fjalimet e tij ne shkolla. Debatet vijuan edhe ne aspektin personal, ku kryeministri i kerkoi te pergjigjet Rucit, se pse nuk shkon me te pije kafe ne PS. "Pse nuk shkon me ne PS qe pas zgjedhjeve te 8 majit kur te akuzuan se per disa rrethana njerez te tute bene koalicion me stafin e kryebashkiakut te sotem. Gojet e liga me thone qe ke 8 muaj qe nuk shkon edhe tek lokali i Shefikatit", - tha Berisha. "Je keqinformuar. Sot e kesaj dite qytetaret shqiptare kane pare vetem nje here kryesine e PD-se te zgjedhur pas 2 vjetesh, vetem per ceshtjen e Presidentit. Sot e kesaj dite partia ne pushtet ka vetem kryetar dhe asnje nenkryetar. Kurse PS-ja eshte ndryshe. Kjo te ka djegur shume", - replikoi Ruci.
Sali Berisha: Opozita u ankua per muaj te tere se Ministri i Mbrojtjes u kishte pergjuar telefonatat deputeteve, ne nje kohe kur kryetari u ndalon telefonat ne Asamble. Iu futi ne bunker. Se u qate dy muaj se ju ka bere Arben Imami pergjim, ja ku doli i juaji. Ne shurdheri te plote informative. Do i beni mocion Rames ju? Nuk ja beni dot, vazhdoni me Imamin sa te mundeni
Gramoz Ruci: Je merakosur se nuk funksiononin celularet ne Asamble. Ne mbledhje nuk vijne per te folur me celulare por per te bere mbledhje. Ne te diskutohej strategjia elektorale e forces kundershtare.
Sali Berisha: Teza e Rucit, opozita pa celulare si ne koherat e eres, zoti t'ju mbroje.
Gramoz Ruci: Strategjia jone funksionoi. Se pergjove dot strategjine dhe vendimmarrjen e forces kundershtare.
Sali Berisha: Pse nuk shkon me ne PS qe pas zgjedhjeve te 8 majit kur te akuzuan se per disa rrethana njerez te tute bene koalicion me stafin e kryebashkiakut te sotem. Gojet e liga me thone qe ke 8 muaj qe nuk shkon edhe tek lokali i Shefikatit.
Gramoz Ruci: Je keqinformuar. Sot e kesaj dite qytetaret shqiptare kane pare vetem nje here kryesine e PD-se te zgjedhur pas 2 vjetesh, vetem per ceshtjen e Presidentit. Sot e kesaj dite partia ne pushtet ka vetem kryetar dhe asnje nenkryetar. Kurse PS-ja eshte ndryshe. Kjo te ka djegur shume.
Jozefina Topalli: Ju nuk keni nenkryetar fare. As vendin per nenkryetar nuk e keni.
Sokol Olldashi: Ju bej nje ftese shume miqesisht, lereni kete histori se nuk ju rri ne kembe. Votoni dhe pas votimit beni ate telefonate, sepse ketu keni mundesine per te folur ne telefon, ka liri dhe keni nevoje te qani neper gazeta, perdorni telefonat edhe per te verifikuar ne internet keto qe ju thashe.