E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk vihet në pushtet me frymë autoritare e duke djegur goma”

Deputeti i PS-së, Arben Malaj kritikoi kryetarin Edi Rama për mbylljen hermetike të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sipas tij, mbyllja e valëve të telefonave është e papranueshme dhe e rrezikshme. Ai i bëri këto deklarata në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në NEWS 24.
Çfarë diskutuat në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare?
Duhet të jemi të hapur ndaj publikut. I pameritueshëm, veprimi i ndërprerjes së sinjalit telefonik. U vendos zhurmues, për të mos pasur akses telefoni. Jo, kjo për mua është e papranueshme. Po e nis me lidershipin e PS-së: Nëse mendojnë se do vijnë në pushtet që të marrin vendime që cenojnë të drejtat e njeriu më elementare, kjo është e pameritueshme. Ky veprim është i rrezikshëm dhe për këtë çështje brenda PS-së ka një debat të hapur. Veprimi i ndërprerjes së sinjalit, ku janë 350 njerëz brenda, për mua është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Në PS ka disa individë që mendojnë se do të vijnë në pushtet duke ndërmarrë veprime të tilla, - një sistem meritokacie, më shumë se një meritë. Nuk vihet në pushtet me frymë autoritare.
Ju, si e konsideroni debatin e z.Ilir Gjoni në mbledhjen e asamblesë?
Z.Gjoni ka treguar kurajë edhe në media, për të ndarë idetë e tij me atë debat. Si mund të inspirohen socialistët, a do të bëjnë maksimumin, a do të fitojmë më shumë, a do të ketë qeveri të qëndrueshme, pra që të ketë material të inspirosh? Në rast të kundërt, do të ketë një fotokopje të keqe. Shqetësimi kryesor është se si të krijojmë sinergjizmin në PS, si ndërtohet një ekip. Në të kundërt, ky lloj organizimi nuk të garanton, nuk të makimilon. Të rinjtë dhe anëtarësia duhet të ndjejë që të konkurrojë dhe jo të presë a do të jetë në lista.
Ekziston fakti që në PS u ndërpritet karriera?
Eksperienca ka treguar se në PS ka njerëz që ndjejnë përgjegjësi të madhe për fatin e saj dhe ndjejnë detyrimin për të bërë rotacionin e pushtetit.
Çfarë u fol konkretisht në Asamble, çfarë parashikon strategjia e re?
Është një dokument që do të jetë në funksion të të gjithë fushatës elektorale të PS-së. Fushata do të jetë e drejtpërdrejtë me qytetarët, për t’i dëgjuar ata. Është një proces diskutimesh që sapo ka filluar. Por pa një ekip të inspiruar, të angazhuar, drejtues forumesh, nga poshtë lart, është e pamundur të krijohet një siguri për përmasat e fitores.
Ka ndonjë mosbesim të Ramës tek grupi parlamentar i PS-së?
Leksioni i parë është që duhet të bazohet tek fitorja dhe jo tek frika.
A është Edi Rama lideri i duhur i PS-së?
Në ballafaqimin mes forcave politike ka rëndësi kontributi i dy partive dhe jo i dy liderëve. Në fund të fundit ato që ballafaqohen në publik janë partitë dhe jo liderët. Liderët nuk janë të përjetshëm, ata ndryshojnë. Nuk është organizimi emra individësh, por puna në ekip.
Ekipi i PS-së është ndërtuar mbi bazën e kontributeve?
Cilësia e ekipit të PS-së nuk është ajo që makimilizon ato që ajo ka. Lider i mirë është ai që kapet pas votuesit. Duhet një kulturë e re politike, që kemi mbetur pas në integrimin e vendit, dhe pastaj kemi shkatërruar vetveten. Nuk do të vijmë në pushtet duke djegur goma. Ndaj kjo është analiza dhe përgjegjësia që unë ndjej si deputet. Kam pranuar të jem anëtar i Asamblesë dhe në të gjithë angazhimin tim unë kam transparencën.
Duke qenë protagonisti kryesor i LMN, me qëndrime kritike ndaj kryetarit keni frikë se...
Nuk kam asnjë merak. Kryetari nuk është pronari. S’kam asnjë frikë
Megjithatë, z.Rama e ka mundësinë?
Ai certifikon dhe noterizon atë që vendosin forumet. Nëse bën të kundërtën, ai bën gabim, siç ishin personalitete të shumta që humbën karrierën e tyre dhe humbëm Tiranën. Marrëdhëniet e mia i shoh në raport me angazhimet e mia dhe vota ime ka qenë për PS-në.
Po e përsëris, a është Rama ai që mund të bashkojë të majtën?
Rama është njeriu që ka përgjegjësi që të bashkojë të gjitha kontributet e PS-së, në mënyrë që të vijë qeverisje më e mirë, më e qartë dhe më stabël.
Duhet të rikthehet z.Nano?
Nuk më takon mua që të bëj hamendësime për veprimet politike të z.Nano. Por veprimet e çdo socialisti që e kontribuar për PS-në.
Keni kontakte me z.Nano?
Patjetër. Për mua është moralisht e drejtë. E takoj në çdo rast, ashtu si edhe Pëllumbin, që të mund të ndajmë mendime brenda PS-së. angazhimi të jetë i drejtpërdrejtë dhe i plotë. Nano e ka aksesin politik që të flasë drejtpërdrejt edhe me socialistët, edhe me shqiptarët. Sa herë e kemi takuar, ai ka shprehur shqetësimin se si PS-ja të vijë në pushtet.
LSI duket se do të dalë e vetme në zgjedhje. Ç’do të bëjë PS-ja në drejtim të koalicionit?
Nuk mendoj se në zemër të fitores së socialistëve duhet të jetë sa më e plotë. Është e domosdoshme për të krijuar një koalicion jo si ky që është, si ai që bën Berisha, që, sa herë i rrezikohen votat në Kuvend, u jep mandate. Nuk e dëshiroj ketë opsion të PS-së. Duhen bashkuar socialistët duke i respektuar. Duhet të kemi një fitore, pa u treguar arrogantë, që, nuk kemi nevojë për askënd. Duhet të bëjmë më parë këtë.
Ju jeni për rikthimin e z.Nano?
Besoj se po. Ne duhet të bashkohemi dhe të shohim çfarë impakti ka kandidimi i Nanos, i cili ka pranuar të jetë jashtë një gare. Unë i kam bërë letër z.Rama, por besoj se filmi ka mbaruar. Gjërat u panë qartë më pas, edhe gjatë zgjedhjes së Presidentit të vendit. Nuk pati negociata mes forcave politike dhe tashmë kemi një PD e cila ka marrë të gjitha institucionet.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›