Asani e Ramadani jashtë formacionit, rikthehet Hysaj

Trajneri Silvinjo ka publikuar 11-shen që do të paraqitet përballë Serbisë sonte në mbrëmje në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
Manaj dhe Broja do të formojnë vijën e sulmit, ndërsa mungon Asani. Në mesfushë Është vendosur Shehu, ndërsa mungon Ramadani. Në krahun e djathtë të mbrojtjes rikthehet Hysaj, ndërsa në qendër janë Ajeti e Gjimshiti, në të djathtë është Mitaj. Formacioni kompletohet nga Asllani, Laçi e Hoxha.