E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asanzh i WikiLeaks bëhet moderator televiziv në Rusi

Personi që tronditi diplomacinë e të gjithë botës me publikimin e kabllogrameve sekrete amerikane nëpërmjet ambasadave të tyre në mbarë botën, Julian Asanzh, do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, duke pranuar një ofertë si moderator në televizionin rus, RT, një televizion që transmeton në gjuhën angleze, i themeluar nga Kremlini. Sipas Associated Press, 40-vjeçari Asanzh aktualisht është në arrest shtëpie në Britani dhe po përballet me mundësinë e ekstradimit në Suedi mbi akuzat se ka përdhunuar një grua dhe ka ngacmuar seksualisht një tjetër, do ta nisë shfaqjen e tij, një Talk Show me 10 episode, në muajin mars. Identiteti i të ftuarve të themeluesit të WikiLeaks nuk është bërë ende publik, por kryeredaktorja e RT, Margarita Simonyan, tha se Ne jemi krenarë të transmetojmë projektin e ri të Julian Asanzh. RT, Russia Today, është themeluar nga Kremlini në vitin 2005 dhe konsiderohet një televizion analog i CNN, në arritjen e shikueshmërisë në Europë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›