Tregu Industrial në mbyllje nëse Bashkia nuk i dëmshpërblen
Mbyllja e Tregut Industrial në Kombinat duket se do të jetë masa më ekstreme që vetë biznesmenët e vegjël do të zgjedhin si alternativë.
Në një protestë të dytë brenda pak ditëve tregtarët kujtojnë premtimet e Bashkisë Tiranë, fill pasi flakët shkrumbuan cdo gjë në këtë treg.
Mbi 35 dyqane u përfshinë nga flakët në fund të muajit nëntor, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu rrëzikun nga djegia të një magazine bombolash dhe një pike karburanti që ndodhej aty pranë. Dëmi i shkaktuar llogariten në qindra milionë lekë.