Inspektimi i Bashës, etiketa të reja për tregjet e Tiranës
E lënë pas krahëve fushata e gjatë për monitorimin e çmimeve, bBashkia i kthehet edhe një herë tregut në kryeqytet. Këtë herë ka qënë vetë kryetari Lulzim Basha në tregun më të madh ushqimor, në ish uzinën “Dinamo” që ka inspektuar vendosjen e tabelës së re për mallrat. Kjo tabelë jeshile tregon llojin e produktit, origjinën dhe çmimi e tij, që në një farë mënyre pretendohet të ruajë njëtrajtshmërinë e çmimeve të ushqimeve.
Pavarësisht inspektimeve të përditshme, Bashkia nuk arriti të ndal spekullimet me çmimet. Edhe përgjatë festave, edhe pas tyre, tregtarët bënë rritje të çmimit të mallrave që ata shesin. Për këtë arsye Basha thotë se do të gjobisë spekulantët.
Pasi ka biseduar shkurt me tregtarët, Basha konstatoi se kjo nuk shihet si masë kundër tyre por ndihmon edhe në rritjen e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e konsumatorëve.