E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asetet e piramidave ndryshon procedura e shitjes

Dhjetë përqind e pronave të firmave piramidale janë ende pa shitur. Kreu i grupit mbikëqyrës Bajram Malaj ka informuar ecurinë e deritanishme të shitjeve dhe ka kërkuar një ndryshim ligjor në këtë procedurë, me qëllim shitjen edhe të 27 objekte të ndryshme që u përkisnin ish-firmave rentiere. Sipas Malajt, mungesa e publikimit të çmimit të pronave ka penguar shitjen e tyre dhe për këtë arsye ai ka kërkuar ndryshimin ligjor të procedurave. 

"Cmimi publikohet në momentin e hapjes, ne e kemi gjykuar që është një pengesë për mosngjalljen e interesit dhe afrimit të blerësve. Fakti është që të paktën tani e 2 vjet që ne vazhdojmë të cojmë këto asete për shitje asnjë blers nuk është afruar, as shfaq interesimin deri në këtë moment. Përjashto apartamentet që janë në qytete të ndryshme të vendit të cilat janë të bllokuara janë 27 objekte, dyqane, hotele te braktisur etj", tha Bajram Malaj për Kryetari i Grupit Mbikëqyrës së Transparencës.

Komisioni i Ekonomisë dhe financave miratoi me 10 vota pro dhe 6 klundër ndryshimin ligjor në procedurën e shitjes. Deputetët argumentuan se është e nevojshme që për 27 prona të pashitura të ndryshohet ligji. Tanimë pritet që këto ndryshime të kalojnë  në seancë plenare,.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›