E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojet ne Shkoder turizmi shtrenjton patundshmerite

Afërsia me Malin e Zi dhe Kosovën por dhe bukuria natyrore ka rritur ndjeshëm kërkesën për pasuri të paluajtshme në Shkodër. Kryesisht interesi është për troje dhe hapësira të mëdha ndërtimi, por si në të gjithë vendin ka paqartësi në titujt e pronësisë. Gjithsesi pasja e një prone në Shkodër është kërkesë e banorëve të saj dhe personave të tjerë.

"Dy vjetët e fundit cmimet janë ulur si pasojë e krizës. Normalisht, bumi i ndërtimeve ka bërë që konkurrenca të rritet dhe normalisht vjen dhe ulja e cmimeve. Nëse para dy vjetësh apartamentit janë shitur me 650 euro dhe lart, sivjet shiten me 500-550 që është një cmim mesatar. Afër qytetit cmimet variojnë, 100-150 euro për terren të papërdorura, pa ndërtim sipër. Në qendër mund të shkojnë 350 euro metri katror. Ndërsa në bregdet cmimet variojnë. Bregdeti është tjetër problem se ka shumë informalitet", tha Franc Thanza, ekspert imobiliar

Fatmirësisht në qytetin e Dhkodrës po punimet bazohen mbi një plan rregullues. Agjencitë imobiliare thonë se si investitorët ashtu dhe blerësit e dinë se ku ndërtohet dhe si janë rregullat urbanistike. Vitet e fundit vlera e pronave në qytet është rritur dhe nga investimet në infrastrukturë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›