Përpjekje e re, tregjet financiare duhen taksuar
Ministri gjerman i financave Volfgang Shojble kërkon të bëjë një përpjekje të re. Pas dështimit vitin e kaluar të futjes së një takse globale mbi transaksionet e tregjeve financiare, Shojble së bashku me kolegun francez Francois Baroin, kërkojnë të bëjnë një përpjekje për të futur këtë taksë të paktën në nivel evropian.
SHBA-ja ka kundërshtuar në mënyrë kategorike taksimin e tregjeve financiare. Këtë e bëri të qartë edhe një herë ministri amerikan i financave Timothy Geithner gjatë vizitës së tij të papritur në takimin evropian të ministrave të financave që u mbajt në Wroclaw (Breslau).
Megjithatë Evropa kërkon të paraprijë, tha ministri Shojble. "Nuk ishte e paparitur që Tim Geithner tha në mënyrë jospontane se ideja është se të gjitha problemet mund të zgjidhen". Por është e qyrtë se BE është duke punuar me presion të mafh për taksat, tha Shojble.
Që në muajin tetor, Komisioni i BE-së paraqiti një projektligj përkatës. Ministri britanik i financave, George Osborne është skeptik për taksimin e transaksioneve financiare. Ai i fikësohet se kjo do të sjellë pasoja për Londrën si vend financash. Edhe Polonia dhe Italia kanë rezerva.