Asfaltimi ne shesh padi Bashkise

Punimet që po kryhen në sheshin “Skënderbej” për asfaltimin nga e para të rrugëve do të jenë objekt i denoncimit në prokurori nga këshilltarët socialistë, pasi sipas tyre po shkelen procedurat ligjore dhe se nuk dihet nëse ka një projekt për to.
Aldrin Dalipi shpjegon se janë pro zgjidhjes së cështjes së trafikut, por jo duke cuar dëm miliona euro e duke kryer punime pa një projekt të mirëfilltë.
“Kemi një veprim të cilin nuk e kuptojmë a ka apo s’ka projekt në këtë cështje sepse nuk ka kaluar një gjë e tillë në KRRT. Janë miliona euro të cilat po fundosen dhe ne nuk kemi asnjë aspekt ligjor për ta parë as në Këshillin Bashkiak dhe për këtë ne do t’i drejtohemi prokurorisë për të sqaruar këtë cështje dhe për të mos lejuar abuzimin me paratë e donatorëve”, thotë zoti Aldrin Dalipi, kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë.
Dalipi thekson zgjidhjen e cështjes së trafikut për qytetarët, por jo duke shkatërruar projekte të cilat ishin vlerësuar nga një juri ndërkombëtare dhe ndër të tjera e miratuar edhe nga Këshilli i Rregullimi të Territorit .
“Në interesin tonë është zgjidhja e trafikut të Tiranës, por jo duke jo duke hedhur një projekt të vlerësuar nga një juri ndërkombëtare. Trafiku do të ishte zgjidhur nëse qeveria e zotit Basha nuk do të kishte bllokuar ndërtimin e unazës së madhe e të vogël për gjithë këto kohë”, shton Dalipi.
Pas padisë për abuzime në rrugën Durrës –Kukës në kohën kur ishte Minister i Punëve Publike, pas padisë për hapësirën detare në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm dhe asaj për 21 Janarin kur ishte Ministër i Brendshëm ,zotit Basha do t’i shtohet edhe një tjetër padi për punimet në sheshin “Skënderbej”, në fillim të mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idriz u kërkon qytetarëve që të mos bëjnë deklarim të rremë për interesa të caktuara në lidhje me përkatësinë etnike.
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Kur ka mbetur edhe një javë kohë nga afati njëmujor që Gjykata e Larte la në dispozicion të tre specialistëve shqiptarë për ekspertimin e videos Meta-Prifi, ata i janë drejtuar kësaj gjykate me një letër me anë të të cilës kërkohet ndihmë. Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Në një shkrim editorial që botohet të dielën në gazetat shqiptare, kryetari socialist Edi Rama i jep të drejtë Presidentit të Republikës në vendimin e tij për kthimin e ligjit që lejon importin e mbeturinave. Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik. Milo: Korrektim kombëtar
Partia Demokracia Sociale i bashkohet grupit të partive të vogla që janë kundër sistemit zgjedhor aktual. Profesor Paskal Milo, që ka votuar kundër në vitin 2008, thotë se koha i dha të drejtë.
Lajmet kryesore
Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Taksat, 2011-ta viti më i keq
Një javë e mbushur me vrasje
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë