Asfaltohen tri rrugë në Mbroje, punimet kryhen nga bashkia Korçë

Tre rrugë të fshatit Mborje i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe asfaltimit të tyre. Punimet janë kryer nga ana e bashkisë së Korçës në kuadër të ndërhyrjes që është duke kryer në disa fshatra të kësaj bashkie për përmirësimin e jetesës së banorëve.
Banorët që jetojnë në këto rrugë janë shprehur të kënaqur me punën e kryer pasi më parë kanë qenë të detyruar të ecin mes baltës pluhurit e gropave.
“Rrugët ishin shumë të vështira, me gurë dhe baltë. Tani me ndihmën e bashkisë, jemi shumë të kënaqur”, tha një banor.
Burime nga bashkia e Korçës bëjnë të ditur se ndërhyrje të tilla po kryhen edhe në disa fshatra të tjerë duke punuar që hap pas hapi ti vihet në ndihmë banorëve duke rikonstruktuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe rrugë të ndryshme.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/