Kapet makina me 150 kg droge Lazarati
Sarande- Nje sasi prej 150 kilogramesh marihuane Lazarati, eshte sekuestruar mbreme nga Policia e Sarandes gjate nje operacioni te ndihmuar edhe nga homologet e Gjirokastres. Drejtuesi i mjetit u arrestua nen akuzen e "trafikut te lendeve narkotike" por dyshohet edhe per persona te tjere te perfshire ne rrjet. Aksioni ka perfunduar mbreme rreth ores 21:30 dhe dhjetera forca te drejtuara nga Sektori Antidroge zbarkuan ne aksin Delvine-Muzine. Droga ishte futur ne bagazhin e mjetit tip "Benz" me targa te Tiranes, e cila drejtohej nga i dyshuari Aranit Rustemaj. Burime policore thane se i dyshuari, rreth 40 vjec, udhetonte nga Gjirokastra ne drejtim te kufirit shqiptaro-grek dhe destinacion dyshohet te kete qene pikerisht shteti fqinj. Droga ishte futur ne disa canta te zeza, e vendosur ne pako te vecanta nje kilogrameshe dhe nga peshimi paraprak rezultuan 150 kg e llojit marihuane. Gjate marrjes ne pyetje Rustemaj, nuk ka dhene hollesi per personat se ku e ka blere dhe tek te cilet do e dergonte, si korrier dhe transportues. I dyshuari udhetonte i vetem ne makine dhe nuk ka bere rezistence, gjate postbllokut te ngritur nga uniformat blu ne aksin Delvine-Muzine. Mesohet se ky operacion eshte vijimi i atij te koduar "Stuhia" ne fundjave, ku u sekuestruan 340 kg marihuane Lazarati ne nje fugon frigorifer, qe drejtohej nga 25-vjecari Niko Fuqi, nga Gjirokastra, i njohur si kengetar me emrin e artit "Papa Joe".