E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asgjësohen 373 bimë kanabis dhe sekuestrohet municion luftarak në Malësi të Madhe

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka asgjësuar 373 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak.

Sipas policisë, është identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Bimët Cannabis dhe arma dhe municioni luftarak u gjetën në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Shkodrës.

“Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, përfundon njoftimi i Policisë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›