E Enjte, 5 Nëntor 2026

Raporti i veprimtarisë 1-vjeçare të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Ditën e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u diskutua për raportin e veprimtarisë 1-vjeçare të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.

Drejtuesja e këtij komisioni, Flutura Açka, foli për atë që ajo e quajti si jo normale, që dy bustet e ish-drejtuesve të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Leninit, të vijojnë të qëndrojnë në kopshtin e një prej rezidencave qeveritare. “Ata njerëz e kanë bërë ndoshta me shkujdesje, jo me një qëllim të caktuar, por që normalisht është e papranueshme”, u shpreh Açka lidhur me bustet.

Deputetja e PD, gjithashtu foli edhe për deformimin që i është bërë historisë dhe si shembull solli burgun e Spaçit, i cili nuk do të bëhet burg, por vetëm një shtëpizë në Reps dhe jo në vendin ku e meriton të jetë në Spaç. Për këtë, sipas saj, ka faj dhe e djathta ndër vite që nuk i vuri pikat mbi i.

“Faj kemi shumë të madh, po shumë të madh po e përsëris e djathta, e cila me ardhjen në pushtet nuk i vuri pikat mbi i dhe i la gjërat të shkojnë shtrembër dhe kanë vazhduar të jenë shtrembër”, tha kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Flutura Açka.

(vijon…)

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›