Asgjësohen 583 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, në kërkim autori! Nën hetim në gjende të lirë kryeplaku i fshatit

Janë asgjësuar përmes djegies 583 fidanë kanabis të mbjellë në fshatin Mnelë e Vogël, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
Parcela e kanabisit u zbulua gjatë monitorimit nga toka dhe nga ari me dron nga policia, në kuadër të luftës anti-drogë.
Gjatë aksionit të koduar “Mnela” është shpallur në kërkim kultivuesi i kanabisit, N. Gj., banues në Lezhë.
Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/