Nuk kishin dokumentacionin për lundrim, bllokohen në Vlorë 2 “Jet Ski” dhe 1 gomone

Policia kufitare e Vlorës dhe ajo e Dhërmiut kanë bllokuar 3 mjete lundruese, 2 prej tyre “Jet Ski” dhe 1 gomone. Ndalimi i mjeteve të lundrimit u bë pasi nuk ishin të pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
Gjithashtu polica ka gjobitur me si 10 000 lekë të rinj secili prej drejtuesit e tyre.
3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.
Bllokimi i mjeteve lundruese u bë gjatë kontrolleve të vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.
/rtsh.al/