Asgjesohen 850 bime narkotike ne Tirane
Efektivët e stacionit policor të Farkës dhe ata të Komisariatit numër 1 të Tiranës janë duke vrapuar për në Vrap! Në këtë fshat në skajin kufitar të Bal Dushkut me Elbasanin, janë 2 parcela me kanabis.
Vlera e 850 bimëve narkotike të gjetura vlerësohet me 382 mijë euro me vlerën e shumicës që e blejtë grupet kriminale dhe 867 350 euro nëse do të shitej me porcione 3.5 gramëshe, përdoruesve të drogave.
Policia ka shoqëruar kryeplakun e fshatit Vrap, Gani Rramushi, sipas përgjegjësisë penale që ka për mungesën e informimit për ekzistencën e parcelave me kanabis. Ndërsa u shpall në kërkim Petrit Rramushi, pronar i dy parcaleve me kanabis.