Kuvendi zhvilloi seancen e pare parlamentare per llegjislaturen e VIII-te
Legjislatura e tetë e Kuvendit të Shqipërisë çeli punimet.
Në sallën e seancave plenare për herë të parë si deputet, mbërriti kryeministri i pritshëm i vendit Edi Rama, shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Në radhët e grupit parlamentar demokrat u ul kryeministri në detyrë Sali Berisha. Në vend të tij seancën e çeli socialisti Namik Dokle
Zëri i dridhej edhe pse kryesminin e seancave pleare nuk e kishte për herë të pare.
Në fjalimin e tij të shkurtër, Dokle nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës pa bojkot nga palët teksa u bëri apel grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit. Në sallë gjetën nga një kompjuter dhe një dosje me Rregulloren e re të Kuvendit dhe Kushtetuën e ndryshuar mbi të cilën do të betohen. Mesazhi i popullit më 23 qershor tha Dokle ishte në frymën e mesazheve të "Nënë Terezës" Presidenti i Republikës, krerët e institucioneve kushtetuese, krerët e besimeve fetare dhe përfaqësues të trupit diplomatik i ndoqën nga afër punimet. Pas fjales se rastit, u ngrit dhe Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit të ri, i cili do te shqyrtoje dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Pas verifikimit të mandateve pritet të bëhet betimi i deputetëve.
Verifikimi brenda një afati dyditor i mandateve të deputeteve nga komisioni i hap rrugën betimit të deputetëve, zgjedhjes së Ilir Metës kryetar Kuvendi, dekretimit dhe votëbesimit të qeverisë së Edi Ramës.
Ne perfundim te kesaj seance te pare, Dokle njoftoi mbledhjen e seances se neserme ne oren 11:00.
Këtë seancë të parë e përshëndetën dhe ambasadorët e SHBA e të BE. “Shpreh përgëzimet më të mira të SHBA-ve 140 deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ri. 40 % e deputetëve janë rizgjedhur, suksese deputetëve të rinj. Jam i kënaqur me numrin e numrin e grave në parlamentin e ri. Sot është një ditë për tu festuar në Shqipëri, ditë historike”, u shpreh ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. "Një ditë historike", e cilësoi dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.
Konfigurimi i parlamentit të ri
Salla e seancave plenare pret deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë për të marrë start ajo që me rendin e ri të numërimit vjen si legjislatura e tetë e tij. E majta kthehet në qeverisjen e vendit me një mazhorancë të fortë prej 83 mandatesh, pasi vota e 23 qershorit i dha fund udhëheqjes 8-vjeçare të demokratëve. Partia Socialiste numëron në Kuvend 65 deputetë, 6 larg numrit 71 që do t’i siguronte asaj votat e shumicës së thjeshtë. Por forca kryesore e saj vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në këto zgjedhje arriti kulmin duke siguruar 16 deputetë nga 4 që kishte në legjislaturën e kaluar. Madje LSI ka dhe një emër të saj në listën e socialistëve të Tiranës, bëhet fjalë për Spartak Brahon. Paria Demokratike kalon në opozitë zyrtarisht me 50 deputetë. Por de facto ajo ka më pak, pasi garantoi përfaqësimin e aleatëve në Kuvend, duke i kandiduar në vende të sigurta në listat e saj, republikanin Fatmir Mediu, kreun e LZHK-së Dashamir Shehin, Kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndokën dhe atë të PDIU-së Shptim Idirizin. Në listën fituese të demokratëve janë edhe ish-socialistët Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli. Me këtë llogari, numri i deputetëve mirëfilli demokratë është 44 në Kuvend. Republikanët e Mediut kanë edhe tre deputetë të tjerë, Çamët e Idrizit edhe katër. Me nga një deputet përfaqësohet PBDNJ, me kreun e saj Vangjel Dulen dhe Kristiandemokratët e Aleancës së majtë me Mark Frrokun. Por një pjesë e 140 deputetëve që ulen të hënën në Kuvend dhe presin procedurën e betimit nuk do vazhdojnë të jenë deputetë. Lista e kandidateve do të zhvendoset me 16 vende, për shkak të lënies së mandatitë të deputetit nga ata që do të bëhen ministra. Të favorizuarat kryesore në qarqet ku PS dhe LSI nuk respektuan kuotën gjinore do të jenë gratë. Ligji i detyron që deputeti pauses do të jetë grua edhe kur ai që ka lënë mandatin është burrë. Por manovra e fundit mbetet në duart e forcave politike, çka bën që për herë të parë lista zyrtare e fituesve të 23 qershorit do të mbetet e tillë vetëm deri në votëbesimin e qeverisë së re.