E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry Asnje sulm kunder Sirise nese Assad dorezon armet kimike

Asad mund të evitojë një sulm duke i dorëzuar armët kimike komunitetit ndërkombëtar brenda javës së ardhshme. Deklarata vjen nga sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, pas takimit me ministrin e jashtëm britanik Uilliam Hag. Ky i fundit është shprehur se marrëdhëniet mes Londrës dhe Uashingtonit shkjonë përtej një votimi, duke iu referuar refuzimit të parlamentit britanik për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Siri. Por Hag shtoi se nëse do të ketë një sulm atëherë sulmi do të vijë nga të gjitha kampet.
Sekretari amerikan i shtetit Kerri gjendej në Londër pikërisht për të marrë mbështetjen e Britanisë së madhe ndërsa kongresi amerikan do të votojë të mërkurën. Ministri i jashtëm britanik shtoi se shtetet e bashkuara të amerikës do të marrin të gjithë mbështetjen diplomatike të nevojshme dhe se rreziku që sjell mungesa e reagimit për atë që ndodh në Siri, është më i madh se sa ai në rastin e ndërhyrjes ushtarake në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›