E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashley Cole: Chelsea është viktima

Pas derbit kundër Liverpoolit, në të cilën Chelsea u mposht në Anfield me rezultat 2-0, Ashley Cole thotë se gjyqtarët janë kundër bluve.Në këtë ndeshje, Frank Lampard u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjen në Xabi Alonson pas një ore lojë, edhe pse xhirimet treguan se reagimi i mesfushorit anglez nuk ishte aq serioz.Ashley mendon se gjyqtarët janë kundër Chelseat dhe përmend një incident të ngjashëm në Stamford Bridge, kur Alan Hutton doli i pandëshkuar pas ndërhyrjes së egër ndaj Shaun Wright-Phillips në sezonin e kaluar."Të gjithë e kanë parë çfarë pati ndodhur me Shaun Wright-Phillips dhe askush nuk u ndëshkua për atë. Ne bëjmë një ndërhyrje të vogël dhe pranojmë kartonë të verdhë ose të kuq", ka thënë Cole.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›