E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pjesëtarët e TMK-së, sërish në protestë

Ish-pjesëtarët e TMK-së do të protestojnë sërish të premten. Në mbledhjen e Këshillit Organizativ të Protestës të mbajtur në Prishtinë është konstatuar njëzëri se të gjithë protestuesit e TMK-së i qëndrojnë fort kërkesave të tyre.Këshilli i protestuesve ka deklaruar se po pret me padurim përgjigjen e kryeministrit për çështjet e negociuara me të gjatë javës së kaluar. "Në proces po vërehen tendenca degraduese të llojeve të ndryshme, që nga ofertat individuale të projektuara ndaj disa pjestarëve të papranuar e deri tek punësimi i disa personave të tillë në bazë të preferencave të ngushta", thuhet në komunikatën e ish pjesëtarëve të TMK-së.Protestuesit kanë kërkuar që të vihen para përgjegjësisë njerëzit që e ka tensionuar situatën duke mos e menaxhuar mirë. Ndërsa KFOR-i një ditë më herët ka mohuar mundësin e rifillimit të procesit të verifikimit të pranimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›