Ashpërsohen debatet politike, ndërsa bie shitblerja e shtëpive në Shtetet e Bashkuara

Shitja e Shtëpive në Shtetet e Bashkuara pësoi një rënie të ndjeshme në muajin korrik, duke nxitur edhe më tej debatin politik rreth ekonomisë para zgjedhjeve të pjesshme të nëntorit për në Kongresin amerikan.
Raporti i së martës nga një grup biznesi thotë se numri i shtëpive të shitura që më parë kanë qënë pronësi ra më shumë se 27 përqind krahasuar me një muaj më parë, duke rënë në nivelin më të ulët në 15 vjet.
Probleme të rënda në sektorin e shitjes së shtëpive ndikuan në fillimin e krizës aktuale ekonomike. Shumë ekonomistë thonë se sektori i shit-blerjes së shtëpive, çfarë udhëhoqi në rimëkembjet e mëparshme ekonomike, tani po pranandalon rimëkembjen që të bëhet e fortë. Ndërkohë ekonomistë të tjerë thonë se tregu i bobët i shtëpive së bashku me papunësinë mund të çojë drejt një recesioni tjetër.
Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, i bëri thirrje të martën grupit ekonomik të presidentit Obama që të japin dorëheqjen dhe ti japin fund, siç tha ai, shpenzimeve të tepruara.
Nënpresidenti amerikan Joe Biden e akuzoi ligjvënësin Boehner për mbështetje të politikave që nxitën krizën financiare.
Debati vjen ndërkohë që një anketë tregon se 52 përqind e amerikanëve nuk e miratojnë punën e presidentit Obama. Anketa nga Reuters/Ipsos po ashtu gjeti se 72 përqind e të anketuarve ishin shumë të shqetësuar rreth papunësisë prej 9,5 përqindësh.