Somali, vriten 15 deputetë nga sulmi në një hotel
Sipas njoftimit të një zyrtari të sigurisë, sulmi ka të ngjarë që të jetë kryer nga rebelë të armatosur shebabë dhe kishte në shënjestër forcat qeveritare somaleze të mbështetura nga trupat e Bashkimit Afrikan.
Fillimisht zyrtari vendas, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për AFP-në se mes viktimave mund të kishin mbetur të vrarë katër deputetë. Por më pas u qartësua edhe bilanci përfundimtar i sulmit, nga i cili gjetën vdekjen gjithsej 29 persona.
“Nuk jemi të sigurt për identitetin e sulmuesve, por mendojmë se ata janë rebelë shebabë të cilët hynë në hotel të veshur me uniforma të personelit të sigurisë së qeverisë”, shtoi oficeri i sigurisë.
Sipas dëshmitarëve, disa persona sulmuan hotelin Mona, fare pranë pallatit presidencial, i frekuentuar zakonisht nga zyrtarët qeveritarë. Hoteli ka qenë edhe vitin e kaluar objektiv i një sulmi me granatë nga rebelët shebabë.