Udhëheqësit e Kosovës përgatiten për në takimin e Këshillit të Sigurimit

Pjesa e parë e muajit shtator mund të jetë periudhë kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë Rezolutën serbe për Kosovën.Udhëheqësit më të lartë të Kosovës planifikojnë të shkojnë në New York për të penguar miratimin e rezolutes, të bindur se Asambleja e Përgjithshme nuk do të miratojë një dokument që bie ndesh me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërkohë, diplomatët perëndimorë paralajmërojnë shtimin e përpjekjeve për të bindur Beogradin që të ndryshojë tekstin e Rezolutës, e cila bën thirrje për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për siç thuhet, çështjet e hapura.