E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton “dënon” rrënuesit e Bosnjës

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 16:00

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka nënshkruar vendimin, me të cilin BE merr të drejtën për të sanksionuar të gjithë personat juridik dhe fizik, aktivitetet e të cilëve minojnë sovranitetin, integritetin territorial, rregullin kushtetues dhe karakrerin ndërkombëtar të Bosnjës, apo të cilët rrezikojnë marrëveshjen paqësore të Daytonit.

Siç njofton gazeta sarajevase, Dnevni Avaz, krahas 27 shteteve anëtare të BE-së, obligimin për të vendosur sanksionet e kanë marrë përsipër edhe Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, Lihtenshtajni, Armenia dhe Gjeorgjia.

Këto masa nuk janë ndonjë gjë e re në praktikën e BE-së. Unioni këtë “armë” e ka shfrytëzuar muajin e kaluar, kundër presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›