Të pasurit nuk janë të lumtur

Njerëzit e pasur brengën më të madhe e kanë se mos të tjerët i vlerësojnë se nuk janë mirënjohës, se a do të arrijnë të plotësojnë shpresat e të tjerëve dhe a do të mund të edukojnë fëmijët në frymën e duhur.
Rezultatet të këtilla befasuese ka dhënë një hulumtim i emërtuar “Gëzimi dhe dilemat e të pasurve”, i udhëhequr nga Kolegji i Bostonit , i sponsoruar nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates dhe CËM-a (Calibre Wealth Management).
Rezultatet e hulumtimit të botuara në revistën “The Atlantic” japin një pasqyrë për pasurinë dhe plotësimin e kërkesave jetësore të 160 familjeve, prej të cilave 120 kanë së paku një pasuri prej 25 milionë dollarë.
"Është dëshpëruese të jesh i varfër, por duket se kënaqësia që e dëshirojnë njerëzit nuk blihet me para”, ka thënë profesori Dan Ariely nga Universiteto Duke, kursi është cituar nga ABC News.
Ekspertët thonë se gjërat sikur “Screaming Eagle" (njëra prej verave më të shtrenjta në botë) të pasurve nuk ua sjellin lumturinë më të madhe, por vetëm dituria dhe aftësia për të menaxhuar me paranë.
“Njëra nga arsyet pse paraja nuk sjell kënaqësinë e plotë është ajo se ndoshta nuk shpenzohet në vendin e duhur”, thotë hulumtuesja Elizabeth Dunn,