Fitojnë kryesuesit
Nga Express më 03 prill 2011 në ora 17:50
Kryesuesit e Superligës së Kosovës në hendboll, Kastrioti e Besa Famiglia, kanë fituar pa problem në përballjet përkatëse ndaj Trepçës dhe Kosovës, në kuadër të xhiros së 21-të. Vjosa ishte e pafuqishme në duel me Vëllaznimin, njëjtë si Drenica, përballë Prishtinës.
Rezultatet: Vëllaznimi – Vjosa 40:24, Kosova – Besa Famiglia 22:33, Prishtina – Drenica 36:14 e Trepça – Kastrioti 29:39. Tabela: 1. Kastrioti 38, 2. Besa Famiglia 38, 3. Prishtina 30, 4. Vëllaznimi 19, 5. Kosova 14, 6. Trepça 12, 7. Drenica 7, 8. Vjosa 5.