E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: 2013-ta, vendimtare për Evropën

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë dhe Siguri, Catherine Ashton, me rastin e 62-vjetorit të Ditës së Evropës porositi që kontinenti do të vazhdojë të punojë aktivisht në zgjidhjen e problemeve globale. Sipas saj, Evropa është para një viti vendimtar për rikuperim. Duke theksuar se kjo ditë është rast që të rishikojmë historinë dhe të ardhmen e integrimeve evropiane, Ashton ka thënë se `baza e ekonomisë evropiane mbetet e fuqishme`, por vlerat e përbashkëta që na lidhin janë më të rëndësishme se kurrë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi se që nga viti i shkuar kur shënohej kjo ditë, u arrit përparim i madh, duke përmendur posaçërisht Shërbimin Evropian për aktivitete të jashtme dhe sistemin për menaxhimin me situatat e krizës.

Në pothuajse të gjitha kryeqytetet evropiane gjatë ditës janë organizuar manifestime me rastin e 9 majit, ditës kur Robert Schuman paraqiti deklaratën dhe vizionin për Evropën e bashkuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›