Greqia drejt zgjedhjeve të reja, PASOK refuzon Sirizën

Greqia rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja pasi Partia Socialiste e Greqisë, Pasok ka refuzuar që të formojë një koalicion qeverisës me partinë e majtë Siriza.
Sot kreu i partisë radikale të majtë, Syriza zhvilloi takime me drejtuesit e partive kryesore të vendit me shpresën për formimin e një qeverie koalicioni.
Një marrëveshje koalicioni duket se nuk ka gjasa, një ditë pasi drejtuesi i partisë Syriza Alexis Tsipras u bëri thirrje partive Demokracia e Re dhe PASOK të ndryshonin pozicionin e tyre për reduktimin e shpenzimeve të lidhura me planin e shpërtimit prej miliarda dollarësh.
Tsipras bëri thirrje të martën për një refuzim të të gjitha masave shtrënguese të vendosura sipas marrëveshjes së kredisë. Ai tha se vota e popullit grek në zgjedhjet e së dielës anulon marrëveshjen ndërkombëtare të kredisë.
Syriza fitoi 52 nga 300 vendet në parlament, duke u radhitur e dyta pas partisë konservatore Demokracia e Re.
Partitë radikale të djathta e të majta kanë shënuar fitore. Negociatat për formimin e koaliciontit të ri qeverisës kanë ngecur.