E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr zgjidhje politika në Izrael, formohet qeveria e unitetit kombëtar

Parlamenti izraelit ka miratuar një marrëveshje mes kryeministrit Benjamin Natanjahut dhe partisë opozitare Kadima për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar.

Kjo e vë Natanjahu në krye të koalicionit më të madh të krijuar ndonjëherë, me një shumicë prej 94 votash në parlamentin me 120 ulëse.

Lideri i Kadimas Shaul Mofaz është betuar si ministër pa portofol si dhe zëvendëskryeministër.

Lëvizja erdhi, pasi parlamenti debatoi për shpërbërjen e qeverisë, para zgjedhjeve, që Natanjahu planifikonte për muajin shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›