E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: BE shpreson në bisedime domethënëse me Iranin

BRUKSEL - Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton i shkruajti dje presidentit të ri iranian, Hasan Rohani duke u shprehur se shpresonte që të zhvilloheshin bisedime domethënëse rreth çështjes bërthamore.

"Populli iranian ju dha një mandat për t'u angazhuar në dialogun dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të shqetësimit mbi aktivitetin bërthamor të Iranit", shkruante Ashton.

"Ju shkruaj për t'iu thënë se së bashku me fuqitë e mëdha jam e gatshme për vazhdimin e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që të mund të programojmë bisedime domethënëse me ekipin tuaj të negociatorëve sa më shpejt", citon më tej letra e Ashtonit.

"Bashkimi Evropian shpreson se nën drejtimin tuaj, do të ketë mundësi të reja për bashkëpunim deri në arritjen e reduktimit të tensioneve rajonale dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut", mbyll letrën e saj Ashton.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›