E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifra alarmante te dhunes ne familje cdo dite ne Shqiperi dhunohen 7 gra

Rritja e numrit të denoncimeve për dhunën në familje, për policin e shtetit, nuk vjen për shkak të agresivitetit të burrave ndaj grave, por kjo dhunë, sipas tyre përkthehet si ndërgjegjësim të femrave për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas policisë, dhuna në familjet shqiptare ka ekzistuar prej vitesh, për shkak të mentalitetit të shoqërisë, pasi burri e cilëson gruan si pronë të saj. Pavarësisht këtij ndërgjegjësimi, sipas studimeve të policisë, shkaqet që përfundojnë në ushtrim dhune janë të shumta si alkooli dhe xhelozia- thotë shefja e sektorit kundër dhunës në familje Alma Xhurxhi.

Ajo shpjegon se numri i denoncimeve për dhunën në familje, thuajse çdo vit rezulton më i lartë gjatë pushimeve verore dhe në prag të ndërrimit të motmoteve. Ku më problematic, janë qarku i Tiranës, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Beratit, ku shifrat dhunës në familje janë alarmante, ndërsa në lidhje me vrasjet brenda familjes, policia shpjegon se përveç masave ligjore duhet të merren edhe masa edukuese për qytetarët.

Sipas policisë, në gjithë Shqipërin, rezulton se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë denoncuar 1203 raste në polici, thënë ndryshe çdo ditë në Shqipëri dhunohen nga 7 gra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›