E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, arrestohet një person për zjarrvënie me qëllim

Një person 60 vjecar u arestua në Varibobi të Athinës i akuzuar për zjarrvënie në tentativë. 60 vjecari u arrestua mbrëmë nga forcat e sigurimit të Atikës, të cilat ishin duke patrulluar. 

Në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një bidon me lëndë të djegshme dhe ndezës. Policia thotë se ai ka qenë pjesëmarrës në raste të ndryshme të zjarrvënies në pyje. 

Edhe pse nuk janë llogaritur saktësisht dëmet, zjarri që ka shpërthyer në Varibobi që nga mbrëmja e së hënës ka djegur sipërfaqe të madhe pyjore, ndërsa të paktën dhjetë shtëpi dhe disa makina janë dëmtuar. 

Për shuarjen e zjarreve në Varibobi veprojnë 130 zjarrfikës dhe 66 automjete, si dhe forca të shumta njerëzore, nga bashkitë, ushtria dhe banorë të zonës. 

Dje Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Dendias njoftoi masa emergjente për të mbrojtur pyjet vecanërisht nga zjarrvëniet e qëllimshme, duke përfshirë edhe shtetrrethimin në pyje si dhe shtimin e patrullimeve policore.
(Balkanweb) Lidhje te tjera Greqi, zjarret e qëllimshem, "shtetrrethim" në pyje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›