E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Dialogu Kosovë-Serbi në dorë të dy vendeve

LUKSEMBURG- Pas konferencës së përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në një deklaratë për shtyp përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton deklaroi se Ballkani Perëndimor do të promovojë prespektivën Europiane.

Baronesha Ashton deklaroi se gjatë forumit për Ballkanin Perëndimor që u zhvillua sot në Luksemburg u vlerësuan me nota pozitive zhvillimet e fundit në Ballkan.

“Ballanin perëndimor do promovojë prespektivën Europiane. Ka pasur zhvillime pozitive si arrestimi i Mlladic në Serbi, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne duam të shohim rezultate konkrete dhe progres në axhendën e reformave të Komisionit.”,- deklaroi Ashton.

Ndërkohë duke ju referuar bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, Ashton nënvizoi se fati i dy shteteve mbetet në dorën e tyre.

“Kanë kaluar disa muaj mes bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ku presim të shohim rezultate konkrete, Është në dorën e tyre puna jonë është që të lehtësojmë mundësinë të ketë dialog, pasi bëhet fjalë për gjëra prakitke”,- nëvizoi Ashton.

Ashton ripërsëriti edhe një herë qëndrimin mbështetës të BE kundrejt bisedimeve Prishtinë-Beograd, ndërkohë që deklaroi se BE pret që ata të publikojnë së shpejti rezultatet e arritura nga dialogu.

“Ne do i japinm një shanc të dy palëve të ulen dhe të bisedojnë. Nëse gjejnë një marrëveshje për doganat është shumë e rëndësishme. Shpresojmë që të publikojnë ato që kanë arritur sa më parë”,- theksoi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›