Ashton: Do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton gjatë viztës në Zagreb, ka theksuar se BE-ja i jep mbështetje të plotë zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit. Duke komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo ka deklaruar se për BE-në janë të rëndësishëm aspektet që të vihet deri tek pika që të përmbushen kushtet nga konkluzat e dhjetorit.
Ashton ka konfirmuar se me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi dhe atë serb, Ivica Daçiq do të takohet brenda pak ditësh në Bruksel. Sipas saj, në këtë takim do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes.
Ashton ka theksuar se tashmë ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë për guxim dhe përkushtim, si dhe për punën e vështirë në arritjen e marrëveshjes./Indeksonline/