E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 të arrestuar për vjedhje të rënda

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Fushë- Kosovë si të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda, që janë raportuar kohëve të fundit në polici.

“Rastet kanë ndodhur në fshatin Miradi e Epërme, në terminalin doganor të Kosovës (hekurudhor), ku janë vjedhur gjësende në vlerë rreth 25 000 euro: 12 televizorë Plazma, 15 moto sharra, 30 monitorë të kompjuterëve, 1 380 metra katror laminat, dy pajisje medicinale të ultrazërit, rroba të ndryshme, si dhe pajisje elektrike (shpuese, bateri) etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të policisë, 10 nga të arrestuarit me urdhër të Prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, kurse i dyshuari S. Sh. është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›