Ashton: E ardhmja e Kosovës është në BE

Edhe pse pesë shtete të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, konsideron se ka një qëndrim unik të Bashkimit Evropian që e ardhmja e Kosovës të jetë në BE.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, megjithëse ka theksuar se ka ende shumë për t’u bërë.
“Bashkimi Evropian është 100 për qind i bashkuar në një çështje që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Pra për mua dhe punën time është shumë lehtë që të punojmë në mënyrë bashkëpunuese këtu, që misioni i EULEX-it të jetë këtu dhe të ofrojë mbështetje për zhvillim ekonomik dhe të shihet se Kosova si pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Ashton, transmeton KosovaPress.
Ashton ka paralajmëruar që javëve të ardhshme në Kosovë do të vijë një ekip i Bashkimit Evropian për të bërë vlerësimet për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërsa kryeministri Thaçi ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për implementimin e plotë të kritereve demokratike, të domosdoshme në procesin e paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Mund të themi se Kosova ka status evropian, ka të ardhme evropiane dhe ne do t’i kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona, kushtet, por edhe do të krijojmë mundësi më të lehta që të ecim paralelisht me vendet dhe popujt tjerë të rajonit për t’u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova së shpejti pret udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe për marrëdhëniet tregtare.