Integrimi dhe vizat ,"Gallup": Shqiptarët fajësojnë politikën
Shqiptarët fajësojnë klasën politike për vonesën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ky është përfundimi i dalë nja sondazhi Shqipëria drejt BE-së apo shqiptarët në BE organizuar nga Gallup International. Për këtë sondazh është pyetur një kampion prej 1 mijë personash, 17 % prej të cilëve kanë fajësuar BE-në për integrimin e vonuar. Nga ky sondazh u vërejet gjithashtu se 17 % e të anketuarve nuk duan të jetojnë në Shqipëri, ndërkohë që dy vendet më të preferuara për të jetuar janë Italia dhe Greqia e më pas në rënditje vinë SHBA-ja, Britania etj. I pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues i TIA, Lutfi Dervishi tha se kriza politike është ajo e cila pengon integrimin e vendit. Sipas tij, ka një këmbëngulje se krizën do ta zgjidhin ndërkombëtarët, çka do të thotë se ne jo vetëm nuk jemi në vend numëro, por kemi ecur mbrapa.
Duke iu referuar korrupsionit sondazhi tregon se përceptimi i korrupsionit në vendin tonë është 73%. Vetëm 10 % e shqiptarëve janë shprehur se kanë besim tek sisitemi gjyqësor në vend ndërsa mbështetja për kryeministrin Berisha është gjysmë për gjysmë.