Parlamenti diskuton javën e ardhshme për veriun

Kryesia e Parlamentit ka vendosur që kërkesa e LDD-së për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës, të diskutohet javën e ardhshme në një seancë të rregullt.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se detajet e seancës do të sqarohen në fillim të javës së ardhshme. “Debatin e lamë që të vendoset në ditët ardhshme, të hënën apo të martën, do të merremi vesh se si do t’ia bëjmë kërkesës së LDD’së”, ka thënë ai.
Krasniqi nuk ka dashur të japë ndonjë informatë rreth shtyrjes së debatit për javën e ardhshme, si dhe qëndrimet e Qeverisë në lidhje me këtë çështje. “Qeveria nuk e ka dërguar informatën, ne do të bisedojmë edhe me Qeverinë. A do të thotë kjo se Qeveria nuk po i përfill kërkesat e Parlamentit? Kanë pasur shumë punë dhe sigurisht nuk kanë mundur ta sjellin”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, Shefi i Grupit parlamentar të LDD’së, Lulzim Zeneli ka theksuar se kërkesa për debatin është e një rëndësie të veçantë. “Ne konsiderojmë se një debat i tillë nuk duhet të trajtohet si debatet që kanë qenë deri më tash dhe kanë kaluar nëpër Parlamentin e Kosovës. Parlamenti i Republikës së Kosovës duhet të prodhojë një dokument në fund të debatit, i cili do të jetë obligativ për ekzekutivin e vendit”, theksoi ai.
“Konsiderojmë se është qëndrim i përgjithshëm i të gjitha subjekteve politike, se situata në Kosovë lidhur me çështjet të cilat janë ngritur janë tejet serioze dhe do të trajtohen në mënyrë serioze”, shtoi Zeneli.
Në mbledhjen e së premtes të Kryesisë së Parlamentit është vendosur që në seancën e ardhshme të shqyrtohen edhe disa projektligje si dhe të shqyrtohet plani i veprimit i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane.