E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e zemërimit të madh

Publiku kinemadashës ka rastin të shohë sonte filmin (Vredens dag) e një mjeshtri të kinemasë daneze, (autor i Zhanë dArk pa zë). Shek. 17, një valë tërbimi e gjuetisë shtrigave në një qoshe të Evropës që nuk kish dalë nga mesjeta. Jashtë digjen në turrën e druve gra të dyshuara për shtrigani, brenda mureve të shtëpisë të një njeriu të perëndisë, një zjarr digjet në trupin e bashkëshortes së re të pastorit.

Carl Theodor Dreyer e realizoi Ditën e zemërimit të madh në vitin 1943, gjatë pushtimit nazist të Danimarkës. Interpretojnë: Kirsten Andreasen, Sigurd Berg, Harald Holst, Thorkild Roose, Lisbeth Movin dhe Sigrid Neiiendam. Shfaqet në kinemanë e Marubit, ora 19.00, zgjat 97 min., në gjuhën daneze me subtitrat anglisht.

Nesër, në njëjtën kinema, në të njëjtën orë, shfaqet Ditët e Santiagos i regjisorit Josué Méndez i vitit 2004, Peru, 83 min, në spanjisht me subtitrat anglisht. /E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›