E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Kosova, një nga sfidat e BE-së

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka deklaruar se një nga sfidat kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) është edhe Kosova, pasi shteti i ri nuk është njohur ende nga pesë vende anëtare të BE-së.

“Ka dallime lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, por ka një marrëveshje absolute lidhur me programet themelore të ndihmës që ne po zbatojmë në Kosovë. Detyra ime është t’i kthej qëndrimet në veprime dhe t’i përfaqësoj ato. Kur nuk gjejmë gjuhën e përbashkët ka diskutime të vazhdueshme ndërmjet vendeve anëtare”, ka thënë Ashton, në një intervistë për gazetën londineze "Financial Times".

Tjera prioritete të Ashtonit janë afrimi me Kinën dhe Rusinë si dhe formimi i shërbimit diplomatik të BE-së.

Më parë, blloku 27 anëtarësh ka pasur tri personalitet të ngarkuara për t’i udhëhequr marrëdhëniet me jashtë: Javier Solana, që ka përfaqësuar qeveritë nacionale; Benita Ferrero-Waldner, për Komisionin Evropian; si dhe ministri i jashtëm i cilitdo vend që ka drejtuar presidencën rrotulluese të BE-së. Tani, sipas traktatit të Lisbonës, është vetëm zonja Ashton, me një rol mbështetës për ministrat e jashtëm nga qeveritë nacionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›