E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton Mbeshtesim deklaraten e Obama-s

Bashkimi Evropian ka pritur me interes të madh fjalimin “e rëndësishëm” të Barack Obama mbi Lindjen e Mesme, për krijimin e një shteti palestinez sipas kufijve të 1967-ës.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë “vizion të përbashkët”.

“BE dhe SHBA kanë objektiv të përbashkët një zgjidhje të drejtë dhe afatgjatë për Lindjen e Mesme, të bazuar në dy shtete që jetojnë pranë njëri-tjetrit”, ka deklaruar zëdhënësja.

Por propozimi i presidentit Obama u kundërshtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i ka cilësuar kufijtë si “të pambrojtshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›