E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: KE do të mbështesë Kosovën drejt integrimit

Komisioni Europian do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
 

“KE-ja do ta ndihmojë financiarisht Kosovën por vendi duhet të ndërmarrë reforma të thella dhe të përmbushë të gjtiha standartët e kërkuar nga BE-ja” theksoi Barroso.
 

Ai ka theksuar më tej se Kosova duhet të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar me FMN ndërsa ka shtuar se qeveria kosovare duhet të angazhohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj.
 

“Është në interes të qytetarëve që të vazhdohet me refoma të thella pasi kjo do të jetë edhe një besim për prespektivën tuaj europiane” theksoi Barroso.

Ai ka theksuar më tej se e ardhmja e Kosovës është drejt Bashkimit Europian ndërsa shtoi se prespektiva europiane varet nga populli.
“Ne jemi këtu që të ndihmojmë por varet nga populli. Këto janë aksione që duhet të ndërmerren nga qeveria” shtoi më tej Barroso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›