E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saleh dëshiron zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, tha se dëshiron zgjedhje të parakohshme presidenciale, për t’iu dhënë fund protestave vdekjeprurëse. Ai po përballet me presion të madh nga fqinjët e Gjirit dhe Shtetet e Bashkuara për të dhënë dorëheqje.

Derisa Saleh i bëri këto komente para mbështetësve të tij, mijëra kundërshtarë u tubuan në kryeqytetin Sana, duke kërkuar largimin e tij. Protesta ka pasur edhe në qytetin Taez.

Të paktën 180 persona kanë humbur jetën nga muaji janar, kohë kur kanë shpërthyer protestat antiqeveritare në Jemen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›