Ashton: Serbia të bëjë edhe një përpjekje për marrëveshjen
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, shprehu keqardhje për vendimin e qeverisë serbe që të hedhë poshtë propozimet e ofruara në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Duke rikujtuar takimet që ka zhvillluar në gjashtë muajt e fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiç, baronesha Ashton ka thënë se “të gjitha elementet për një marrëveshje mbi veriun e Kosovës janë në tavolinë”.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Ashton citohet të ketë thënë se “marrëveshja duhet të jetë e arritur midis dy palëve, nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë”.
“Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësië për qytetarët – veçanërisht në veriun e Kosovës – të kenë një jetë më të mirë”.
Baronesha Ashton i ka bërë thirrje edhe një here qeverisë serbe, që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve. “Shpresoj se Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin këtë shans, për ta lënë të kaluarën prapa tyre dhe për të lëvizur përpara drejt së ardhmes”, ka thënë baronesha Ashton.
(e.m/rel/BalkanWeb)