E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës

ATHINË- Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë asgjesuar një grup që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi prej 500 kg mariuanë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një operacion të nisur në datën 4 prill, e që është finalizuar ditën e sotme me arrestimin e 2 shtatasve greke dhe një shqiptari, që dyshohet se ka qenë koka e rrjetit të trafikut.

Grupi mësohet se e merrte drogën në Shqipëri, e ngarkonte me furgona me targa bullgare, duke e transportuar drejt vendeve të BE-së.

Sasia e madhe e drogës sot është gjetur e fshehur në dy furgona në zonën Aspropirgo në Greqi, ndërsa janë vënë në pranga dy pronarët e kompanisë greke të transportit 56 dhe 63-vjec dhe kreu i grupit kriminal me shtetësi shqiptare, 22-vjec. Po hetohet për përfshirjen e personave të tjerë në aktivitetin e trafikut të drogës.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›