E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi çantën me para të mësueses, arrestohet adoleshenti

ELBASAN- Në fillim javë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Elbasanit, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.B 16 vjeç banues në lagjen “Vullnetari” të këtij qyteti.

Arrestimi i tij u krye pasi, ky shtetas ka hyrë në ambientet e shkollës private “Nikolla Koperniku” Elbasan, ku ka vjedhur një çantë dore, në pronësi të shtetases T.Radoniqi, mësuese e kësaj shkolle.

Brenda kësaj çante ndodhej një portofol me 320 Euro e 2.500 lek, të cilat u sekuestuan në cilësinë e provës materiale .
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›