Ashton Zgjedhjet me standardet nderkombetare
Bashkimi Europian pervec tonit te paralajmerimit politik ndaj Shqiperise pas komisionerit Stefan Fule dje ka ngritur ne nje shkalle me te larte nivelin e perfaqesimit me Tiranen zyrtare.
Perfaqesuesja me e larte e Politikes se Jashtme dhe Sigurise se BE-se e cila njekohesisht eshte dhe zv/presidente e Komisionit Europian Baronesha Catherine Ashton permes nje deklarate te posacme per Shqiperine ka kerkuar dje qe bisedimet mes mazhorances dhe opozites per zgjedhjet e 8 majit te japin nje produkt konkret. Politikania britanike qe drejton diplomacine e Europes theksoi ne deklaraten e ardhur nje dite pas vizites se komisionerit Stefan Fule ne Shqiperi se vleresonte dialogun mes paleve qe kishte nisur aktualisht si te nje rendesie te vecante per sa i perket zgjedhjeve lokaleve te majit. Duke theksuar faktin se kane qene tri vizitat e te derguarit te saj ne Shqiperi Miroslav Lajcak ato te cilat kane arritur ti ulin palet ne tryeze Ashton deklaroi se tashme pervecse komunikimit kishte ardhur koha per kompromis dhe ne kete kuader per nje zgjidhje konkrete. Ne kuader te tri vizitave ne Tirane te Miroslav Lajcak me Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama Baronesha Ashton pershendet takimet e dy diteve te fundit mes perfaqesuesve te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Mungesa e nje komunikimi te tille ka qene burim i shqetesimit te madh qe ka Bashkimi Europian per progresin e Shqiperise - deklaroi dje ne Bruksel zedhenesja e Ashton. Nga ana tjeter ne kete deklarate per zhvillimet e brendshme te vendit tone theksohet per here te pare se ne zgjedhjet lokale te 8 majit Shqiperia duhet te plotesoje edhe standardet nderkombetare pervec atyre qe imponon legjislacioni vendas. Bashkimi Europian ka theksuar me shume se njehere rendesine e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te cilat duhet te jene ne perputhje me standardet vendore por edhe ato nderkombetare - theksohet ne deklaraten e posacme per Shqiperine. Nga ana tjeter zhvillimi sipas standardeve te perendimit per zgjedhjet lokale te ketij viti shikohet nga perfaqesuesja e larte e BE-se si thelbesore per marredheniet e metejshme te unionit me Shqiperine. Kryerja ne rregull e ketyre zgjedhjeve eshte bazike per sa i perket vijimesise se marredhenieve mes Shqiperise dhe BE-se - theksoi shefja e diplomacise se Bashkimit Europian Ashton. Ajo gjithashtu i kerkoi paleve politike ne vendin tone qe te bejne nje fushate zgjedhore brenda standardeve duke u sjelle ne menyre korrekte por gjithashtu duke ruajtur edhe te drejten e qytetareve per fshehtesine e votes. Nga ana tjeter ashtu si ne deklaratat e cdo perfaqesuesi tjeter te larte europian Baronesha Ashton theksoi se qytetaret e Shqiperise meritojne te kene zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe per kete arsye politika duhet te jete ne sherbimin e tyre duke i realizuar keto zgjedhje sipas standardeve me te larta. Bashkimi Europian po shfaq keto jave nje vemendje te madhe ne lidhje me ate cfare po ndodh ne vendin tone nisur edhe nga fakti se vetem rreth nje muaj na ndan nga zgjedhjet lokale te 8 majit pergatitjet per te cilat po zhvillohen ne nje fryme konflikti dhe jo besimi mes paleve. Kjo duket edhe nga intensiteti i larte i vizitave qe u bene nga europianet ne muajin qe lame pas. Rritja e kontakteve mes perfaqesuesve te Bashkimit Europian dhe Shqiperise ka ardhur pas 21 janarit dite ne te cilen imazhi i vendit tone bere hapa prapa per sa i perket ngjarjeve te pazakonta qe ndodhen perpara godines se Kryeministrise ku mbeten te vrare edhe kater persona. Krijimi i nje situate te tille ne kushtet kur prej dy vitesh ne vend nuk ka pasur dialog mes paleve politike duket se ka alarmuar perfaqesuesit e BE-se. Kjo situate alarmi behet me kuptimplote nisur nga fakti se pas rreth nje muaji ne vend do te zhvillohen zgjedhjet lokale te 8 majit dhe nje situate e ndezur politike mund te minonte fare lehte edhe te gjithe procesin zgjedhor. Prishja e ketij procesi do te sillte pastaj edhe probleme te medha per sa i perket integrimit tone drejt Bashkimit Europian.